Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Clinton në Tiranë. Oraret dhe vendet ku ka kufizime të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve
English

Clinton në Tiranë. Oraret dhe vendet ku ka kufizime të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve

Lidhur me vizitën e Sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton në datën 1 nëntor (vesër), Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Sipas një axhende ende të papublikuar zyrtarisht, Clinton mbërrin në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe rrugëtimi i saj drejt kryeqytetit do të shoqërohet nga qindra policë shqiptarë dhe agjentë sigurie amerikanë, që do të blindojnë jo vetëm rrugën por edhe pjesën më të madhe të Tiranës. Pasditën e sotme policia e kryeqytetit njoftoi dhe masat e marra për mbarëvajtjen e vizitës së Clinton, ku janë planifikuar disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:

1.Nga ora 22.00′ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00′ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
-Rinas – Qafë Kashar;
-Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
-Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
-Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
-Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
-Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
-Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
-Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
-Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

2.Nga ora 10.00′ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00′ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:
-Rinas – Qafë Kashar;
-Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
-Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
-Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
-Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
-Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
-Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
-Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
-Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.
3.Nga ora 10.00′ deri në orën 17.00′ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
-Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej;
-Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.

KOMENTE