Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza evropiane, të shndërohet në investim për Shqipërinë
English

Kriza evropiane, të shndërohet në investim për Shqipërinë

Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm, në përfundimin e rikonstruksionit të mjediseve të brendshme të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, një investim me vlerë 60 milionë lekë.

Kryeministri vizitoi mjediset e rikonstruktuara: Sekretarinë Dixhitale e Informatiziuar, që i krijon studentëve, mundësinë, të marrin rezultatet e të dhënat në mënyrë elektronike; tre laboratorë të rinj informatike dhe interaktivë të mësimdhënies, ku mundësohet edhe mësimi me vidiokonferencë për studimin në distance; Shkolla e re e Doktoraturës, me funksione të dixhitalizuara, ku mbrojta e disertacioneve të doktorantëve do të jepet online në faqen web të Fakultetit dhe sallat për Shkollën Master.

Kryeministri e konsideroi këtë, një investim shumë të rëndësishëm që modernizon procesin e mësimdhënies, mbi bazën e teknologjisë së informacionit.

Kryeministri e vlerësoi Fakultetin Ekonomik gjenerator të ideve, koncepteve dhe i mendimit ekonomik, me një rol vendimtar në zhvillimin e ekonomisë në veçanti dhe vendit në tërësi. “Me angazhimin tuaj, të stafeve akademike, me reformat e thella, - tha Kryeministri - këtë krizë ekonomike europiane, ne do ta shndërrojmë në një mundësi të re për ekonominë shqiptare, do të bëjmë gjithçka që çdo muaj, çdo vit ta bëjmë këtë vend, më tërheqës për investimet dhe investitorët, do të bëjmë gjithçka që çdo investitor të ketë në Shqipëri, një histori të vërtetë suksesi dhe ata, ju presin juve, mendjet, vizionin dhe idetë tuaja, për të shndërruar në realitet, projektet e tyre.”

Ndërsa e konsideroi një arritje të madhe për shoqërinë shqiptare mbitrefishimin e numri të studentëve, Kryeministri tha se ky zhvillim i shpejtë nxjerr problemin e cilësisë. Rritja e cilësisë, tha Kryeministri, ka kusht më kryesor lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve. Ndaj qeveria do të bëjë gjithçka për konsolidimin e mëtejshëm të autonomisë universitare dhe zgjerimin më të madh të lirisë akademike, të lirisë së debatit dhe të lirisë së kërkimit shkencor. Ministria e Arsimit do të nisë së shpejti një diskutim me rektorin e dekanët, për të shtuar numrin e pedagogëve në fakultete.

KOMENTE