Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sonda private pa pilot SpaceX kthehet në Tokë
English

Sonda private pa pilot "SpaceX" kthehet në Tokë

Është kthyer në Tokë sonda private pa pilot, pas transportimit të ngarkesës së parë për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula e njohur me emrin Dragon, prodhim i firmës SpaceX me qendër në Kaliforni, u shkëput nga Stacioni të dielën dhe ra pas disa orësh në oqeanin Paqësor, disa qindra kilometra larg brigjeve amerikane. Ajo solli në tokë një ngarkesë prej 758 kilogramësh, ndër të cilat pajisje dhe eksperimente shkencore si dhe kampionë mjekësorë të mbledhur nga astronautët në bordin e stacionit të hapësirës.

Ngarkesa do t’i kalohet agjencisë amerikane të hapësirës. NASA ka një kontratë prej 1.6 miliardë dollarësh me firmën SpaceX, që ajo të bëjë 12 rrugë për të furnizuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula ruse Soyuz është mjeti tjetër i vetëm për të kthyer ngarkesë në Tokë nga stacioni, por në të nuk ka vend, pasi ajo përdoret kryesisht për transportin e astronautëve.

SpaceX është në pronësi të miliardeit të PayPal, Elon Musk. Tjetër fluturim i SpaceX është planifikuar në fillim të janarit 2013.

Deri më tani, SpaceX ka dërguar vetëm fluturime pa pilot në orbitë, por kompania synon të dërgojë një fluturim që të përmbajë ekuipazh, pra fluturim të drejtuar. Kjo pritet të realizohet në vitet e ardhshme.

KOMENTE