English

Aksident në hyrje të Shkodrës. Vdes 50 vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e një personi rreth të 50-ve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në hyrje të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur Bexhisten.
Viktima nuk është identifikuar akoma por mësohet se ai ishte përplasur nga një automjet.

50-vjeçari kishte veshur një palë pantallona ngjyre kafe dhe një xhup gri, ndërsa mospasja e asnjë mjet identifikimi ka vështirësuar identifikimin e tij. Mësohet se deri tani është identifikuar mjeti që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punohet për ndalimin e drejtuesit të tij.

KOMENTE