Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Tiranë: për 11 vjet nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm në 28 nëntor
English

Bashkia Tiranë: për 11 vjet nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm në 28 nëntor

Bashkia Tiranë ka reaguar menjëherë dhe shpreh keqardhjen për frymën aspak patriotike që përcjellin deklaratat e fundit të Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama, njëkohësisht ish-Kryetar i Bashkisë së Tiranës, në këtë vigjilje të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Vlora është qyteti i Pavarësisë dhe Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, prandaj të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptarë, do ta festojnë këtë 100 vjetor sëbashku, pavarësisht nëse jetojnë në Tiranë a Vlorë, Prishtinë a Shkup, Podgoricë, Athinë apo kudo tjetër.

Për fat të keq, për 11 vjet në Bashkinë Tiranë u festua shpesh Nata e Bardhë, por nuk u var asnjëherë asnjë flamur i vetëm në 28 nëntor. Sot është koha e bashkimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit, pa dallim Vlorë apo Tiranë, Tropojë apo Sarandë. Të gjithë do të kremtojmë me krenari kombëtare këtë festë madhështore.

Bashkia Tiranë ka marrë të gjithë masat, që këtë vit ta festojë 28 Nëntorin, me gjithë madhështinë që mbart kjo datë në historinë tonë. Me këtë rast, ftojmë edhe z. Rama të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve pozitive, larg gjuhës së konfliktit dhe përçarjes.

KOMENTE