Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CEZ: Fajëson ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për problemet e mbarëvajtjes së kompanisë
English

CEZ: Fajëson ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për problemet e mbarëvajtjes së kompanisë

Kompania çeke CEZ, që menaxhon tregun e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, pohon se ndeshet me një situatë problematike në Shqipëri. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, kompania me seli në Pragë konfirmon se po shqyrton një numër alternativash, ndër të cilat edhe tërheqjen e mundshme nga kontrata e saj me këtë vend. Anëtari i bordit drejtues të kompanisë Tomas Pleskac shpjegon se përfaqësues të kompanisë janë në kontakte me qeverinë shqiptare për të filluar diskutimet mbi një zgjidhje të mundshme të situatës.

Zoti Pleskac e cilësoi klimën e operimit në Shqipëri si një mjedis nën stadardin e pranueshëm për biznes. Synimi kryesor i kompanisë në këto orvajtje, vazhdoi zoti Pleskac, mbetet mbrojtja e interesit të aksionerëve të kompanisë.

Kompania çeke ka deklaruar edhe më parë probleme në tregun shqiptar, i cili është i vetmi ku CEZ nuk ka përmbushur ritmet e parashikuara të fitimeve. Kompania fajëson ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për problemet në mbarëvajtjen e operacioneve të kompanisë në Shqipëri. CEZ Shpërndarje deklaron se problemet e thatësirës së rëndë sollën vështirësi në tregun e prodhimit energjetik në Shqipëri, duke reduktuar kapacitetin prodhues të KESH-it dhe duke detyruar importimin e energjisë me çmime të larta. Kjo kosto shtesë, deklarojnë përfaqësuesit e kompanisë çeke, u vendos në supet e investitorit të huaj CEZ, duke rritur koston e operimit, ndërkohë që Enti Rregullator për Energjinë në Shqipëri, nuk i lejoi kompanisë të rriste çmimet tek konsumatorët për të përballuar konston. Si rezultat, kompania deklaron humbje prej 119 milionë dollarësh në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Ndërkaq, qeveria shqiptare ka prezantuar një pamje krejt të kundërt të problemit. Kompania çeke ka qenë objekt kritikash të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare dhe Enti Rregullator, të cilat e kanë akuzuar CEZ Shpërndarjen për mospërmbushjen e angazhimeve kontraktuale për investime në infrastrukturën e shpërndarjes së energjisë, për mungesë efiçence në reduktimin e humbjeve në rrjet si rezultat i problemeve teknike dhe firove nga faturimi.

Për të mbuluar nivelin e këtyre humbjeve CEZ, sipas detyrimeve kontraktuale duhet të importojë energji nga jashtë. Që prej muajit gusht CEZ ka refuzuar, sipas autoriteteve shqiptare, të përmbushë këtë detyrim, duke detyruar Entin Rregullator të Energjisë që t’i kërkojë Korporatës Energjetike, KESH, që të rrisë prodhimin e brendshëm. Për pasojë niveli i ujit në basenet e hidrocentraleve u ul ndjeshëm dhe KESH-it iu kërkua më pas të importojë energji duke sjellë vështirësi financiare për korporatën. Pak javë më parë qeveria shqiptare u detyrua të lëshojë një garanci prej 50 milionë eurosh që KESH të importonte energji.

CEZ ka qenë objekt ndëshkimesh financiare për mosrespektimin e detyrimeve, ndërsa që prej më shumë se një viti sipas autoriteteve shqiptare, ajo nuk ka paguar KESH-in për furnizimin me energji prej saj. Dy palët kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta që duket se do të kërkojnë punë për të gjetur zgjidhje. Enti Rregullator ka propozuar deri heqjen e liçencës ndaj CEZ-it, por marrja e një vendimi është shtyrë disa herë, ndërkohë që CEZ nga ana e tij ia ka besuar tanimë drejtimin e ndërmarrjes, firmës britanike Schindlers, e njohur për eksperiencën në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktuale dhe ligjore për kompani ndërkombëtare.

KOMENTE