English

Përpiqen të kalojnë kufirin, makina mbetet në majë të gardhit

Kontrabandistët e drogës meksikane të cilët luftuan për të kaluar një gardh kufitar amerikan u detyruan të braktisin planin, pasi makina e tyre mbeti në majë të gardhit e cla u zbulua nga forcat amerikane.

Dy të dyshuarit u vunë re nga agjentët kufitare këtë javë pasi ata u përpoqën për të lëvizur Jeep dhe ta ulnin poshtë nga maja e gardhit, vetëm 4.3 m nga kufiri me Kaliforninë.

Pasi u diktuan vendosën ta lënë në "baltë" automjetin dhe u kthyen përsëri në prapa në Meksikë.

Agjentët besojnë se të dyshuarit u përpoqën për të kontrabanduar marihuanë përtej kufirit.

Makina u gjet bosh, por ajo ishte e mbushur ndoshta me drogës para se ajo të ngecej majë gardhit thonë autoritetet kufitare amerikanë.

Një skemë e ngjashme guximshme e kësaj kontrabande të tillë u përpoq në kufirin SHBA-Meksikë vitin e kaluar, por të dyshuarit u kapën.

KOMENTE