Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Barack Obama viziton New Jersey-n, pas stuhisë super shkatërruese
English

Presidenti Barack Obama viziton New Jersey-n, pas stuhisë super shkatërruese

Presidenti Barack Obama pritet të rifillojë fushatën zgjedhore që u pezullua si pasojë e stuhisë me rërë, e cila bëri kërdinë në pjesën veri-lindore të SHBA.

Z. Obama vizitoi New Jersey-n të mërkurën, ndërsa rivali republikan Mitt Romney ka mbajtur mitingje, pas rifillimit të fushatës së tij.

Ndërkohë metroja e parë në Nju Jork nisi që të hënën punë, pasi rrjeti u mbyll prej stuhisë.

Sandy la më shumë se 70 të vdekur në SHBA, duke shkaktuar kërdinë në bregun lindor.

Ajo ndërpreu energjinë nga miliona shtëpi dhe transporti u paralizua.

Stuhia bëri zbarkim natën e së hënës në New Jersey, ku 20.000 njerëz mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre nga pasi ujrat që vërshonin ishin të kontaminuara me ujrat e zeza.

Në New York City, stuhia solli një rritje rekord të baticës që vërshoi në sistemin e metrosë dhe shkaktoi ndërprerje.

Ndërsa Presidenti Barak Obama vizitoi shtetin e Nju Xhersit të goditur rëndë nga stuhia Sandy, u premtoi banorëve se qeveria federale do t’i ndihmojë në përpjekjet e rindërtimit.

Presidenti Obama vizitoi një qendër ankorimi anijesh në qytetin turistik bregdetar Brigantine dhe u premtoi banorëve se qeveria federale do ta ndihmojë Nju Xhërsin të mëkëmbet.

“Ne jemi këtu për ju dhe nuk do t’ju harrojmë. Ne do ta ndjekim gjendjen dhe do të sigurojmë që ju të merrni ndihmën që ju duhet deri sa të përfundoni rindërtimin”.

Presidenti kaloi disa orë duke vizituar zonat e dëmtuara nga uragani i fuqishëm që la disa njerëz të vdekur, solli përmbytje, shkaktoi zjarre dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa shtete bregdetare. Zoti Obama tha se do të sigurojë se agjencitë federale do të ndjekin procesin e rindërtimit deri në fund.

“Por ajo që unë mund të premtoj është se qeveria federale do të punojë sa më ngushtë që të jetë e mundur me zyrtarët shtetërore dhe vendorë dhe do ta ndjekë gjendjen deri në fund”.

Stuhia u bë shkak për një aleancë të pazakontë mes presidentit demokrat dhe guvernatorit republikan të Nju Xhërsit, Kris Kristi. Guvernatori Kristi, mbështetës shumë i fuqishëm i Mit Romnit, e shoqëroi presidentin amerikan gjatë vizitës në Nju Xhërsi dhe vlerësoi përgjigjen e tij ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

“Kjo ka qënë një marrëdhënie e shkëlqyer pune për të siguruar se ne jemi duke bërë atë për të cilën populli na ka zgjedhur. Unë falenderoj mjaft presidentin për shqetësimin personal dhe mbështetjen që ka shprehur për shtetin tonë dhe për popullatën e këtij shteti”.

Presidenti tha se përpjekjet federale të ndihmave do të përqendrohen në shtetet e përmbytura të Nju Xhersit, Kënektikatit dhe Nju Jorkut, por veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut. Ai premtoi gjithashtu të ndihmojë edhe shtetin malor të Virxhinias Perëndimore, ku stuhia dhe të ftohtit sollën ngrica.

Zoti Obama tha se përparësia kryesore në zonat e prekura është rivendosja e energjisë elektrike. Ai tha gjithashtu se avionë ushtarakë dhe anije të marinës do të vihen në dispozicion për të transportuar ndihmat për në Nju Xhersi.

Ndërkohë që ka mbetur më pak se një javë nga dita e zgjedhjeve, presidenti do të rifillojë fushatën sot, pasi e pezulloi atë për tri ditë. Zoti Romni e ndërprehu fushatën për dy ditë dhe iu rikthye asaj dje. Sondazhet tregojnë se gara është pothuajse e barabartë dhe kandidatët do të bëjnë fushatë praktikisht pa pushim deri të martën që zhvillohen votimet.

KOMENTE