Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të llogaritni nëse jeni obezë apo jo?
English

Si të llogaritni nëse jeni obezë apo jo?

Obeziteti apo trashja si thotë populli asnjë nuk e dëshiron pasi dihen pasojat që pesha e tepërt trupore shkakton.

Obeziteti thjesht karakterizohet nga grumbullimi i yndyrës i cili në pjesë të ndryshme të trupit është i ndryshëm.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë BMI-në ose Body mass index, pra për të ditur nëse pesha juaj është normale apo jo mjafton një formulë e thjeshtë ku çdo njeri mund ta bëjë vetë.

BMI = Pesha në kg /(katrorin e gjatësisë suaj)

Body Mass Index përcakton marrëdhëniet në mes peshës dhe gjatësisë tuaj.
Sipas kontrollit ndërkombëtar të shëndetit(IOTF) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit(NIH) ekziston kjo lidhje:

Jeni nënpeshë nëse BMI është më pak se 18.5.
Jeni i shëndetshëm nëse BMI është midis 18.5 dhe 24.9. - Idealja.
Mbipeshë kur BMI është midis 25 dhe 29.9.
Obez i nivelit I-rë: në mes 30 dhe 34,9.
Obez i nivelit të 2-të në mes 35 dhe 39,9.
Obez i nivelit të 3-të ose suber obez kur BMI është më shumë se 40.

BMI në përgjithësi aplikohet në personat më pak se 74 vjet.
Atletët që kanë sasi të madhe të muskujvetë, nuk mund të mbështeten tërësisht në BMI-në.

KOMENTE