Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i Kanadasë në Shqipëri, vlerëson klimën favorizuese për kompanitë kanadeze në Shqipëri
English

Ambasadori i Kanadasë në Shqipëri, vlerëson klimën favorizuese për kompanitë kanadeze në Shqipëri

Ambasadori i Kanadasë në Shqipëri, rezident në Romë, z. James Fox, është pritur ditën e sotme nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti.

Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, të cilat po zhvillohen në një kuadër miqësor dhe partneriteti të ngushtë.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e madhe të investimeve kanadeze në vend, dhe në këtë kuadër Ambasadori Fox vlerësoi klimën favorizuese dhe mbështetjen e madhe që kompanitë kanadeze kanë gjetur në Shqipëri.

Ambasadori Fox nënvizoi gjithashtu rëndësinë e madhe të Marrëveshjes për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve të Huaja, e cila është në etapat e fundit të negociimit midis dy palëve dhe shumë shpejt do të jetë gati për nënshkrim.

Në përfundim të takimit Ministri Panariti përcolli ftesën për homologun e tij kanadez për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

KOMENTE