Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata për Shtyp e Kryetarit të PS Edi Rama pas takimit me Clinton
English

Deklarata për Shtyp e Kryetarit të PS Edi Rama pas takimit me Clinton

Deklarata për Shtyp e Kryetarit të PS Edi Rama pas takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit zonjën Hillary Clinton

Kjo ishte një ditë e shkëlqyer për shqiptarët kudo ku janë dhe për Shqipërinë. Ishte padyshim një ditë shumë e shënuar edhe për mua si kryetar i opozitës për privilegjin që pata, për të ndarë me Sekretaren e Shtetit, vizionin, idetë dhe besimin në të ardhmen europiane të Shqipërisë.

E falenderova me gjithë zemër si çdo shqiptar sot, zonjën Klinton për vizitën e saj kaq inkurajuese në Shqipëri dhe për fjalimin fantastik në Kuvendin e Shqipërisë. E falenderova me gjithë zemër, po ashtu, për kohën që gjeti për të dëgjuar drejtpërdrejtë edhe zërin e opozitës.

Sot jetojmë me provën e padiskutueshme që historia i dha plotësisht të drejtë Shteteve të Bashkuara në qëndrimin dhe veprimin e palëkundur në mbështetje të plotë të së drejtës së shqiptarëve për të vetëvendosur e për të jetuar tanimë të lirë në një rajon që sot ka më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë perspektivë edhe falë çlirimit të shqiptarëve e pavarësimit të Kosovës. E, prandaj, kurrë nuk do të shterojë burimi i mirënjohjes përjetë i shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara, ndaj presidentëve amerikanë që u vunë në vijën e parë të betejës për pavarësimin e Kosovës, apo që nuk reshtën së mbështeturi Shqipërinë në NATO dhe drejt Bashkimit Europian, si dhe ndaj personalisht zonjës Klinton, roli i së cilës në këtë kohë shqiptare do të mbetet historik.

Por për të njëjtat arsye nuk do të mungojë kurrë mbështetja e palëkundur e shqiptarëve dhe e çdo qeverie shqiptare për çdo mision ushtarak apo paqeruajtës të Shteteve të Bashkuara në betejën natyrale të tyre për një botë të lirë dhe demokratike në mbarë globin.

Unë e garantova Sekretaren e Shtetit se në qeveri ne do vazhdojmë ta luajmë me krenari rolin që na takon, krahë për krahë me Shtetet e Bashkuara, kudo që aleancën e lirisë ta thërrasë nevoja nëpër botë. Nga ana tjetër nënvizova në bisedën me Sekretaren Klinton domosdoshmërinë që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e kësaj miqësie të madhe dhe partneriteti strategjik, edhe kur është fjala për të jetësuar këtu në vendin tonë, për të mirën e të gjithë popullit shqiptar e të gjeneratave që vijnë, vlerat dhe parimet që Shtetet e Bashkuara mishërojnë dhe promovojnë kudo në botë.

Zgjedhje të lira dhe jo procese zgjedhore të deformuara.
Institucione të pavarura e rend ligjor dhe jo autoritarizma të vjetër e pabarazi para ligjit.
Ekonomi të bazuara në lirinë e konkurrencës dhe jo në skema të korruptuara klientelash të privilegjuar.

Sot shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vota dhe tek mundësia për të vendosur të lirë me votë se kush duhet t’i qeverisë. Cenimi i besimit tek zgjedhjet dhe kjo mundësi për çdo qytetar në demokraci nuk duhet të kthehet në asnjë mënyrë në humbje të besimit të popullit shqiptar tek fuqia dhe vullneti i vet. Ne do të bëjmë çmos që besimi tek vota të fitojë mbi mosbesimin e akumuluar nga e shkuara dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim është jetike për shqiptarët.

Ja pse nënvizimi i qartë nga ana e Sekretares së Shtetit, qoftë në mesazhin publik drejtuar parlamentit, qoftë dhe në bisedën tonë të drejtpërdrejtë, për nevojën që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta asistuar popullin shqiptar në përmbushjen e kësaj nevoje jetike, është për mua dhe për opozitën shqiptare një burim i madh besimi se Shqipëria do ia dalë të ndahet qershorin e ardhshëm nga e kaluara shumë problematike e zgjedhjeve.

Ishte një kënaqësi e madhe për mua që m’u dha mundësia nga ana e mikes së madhe të shqiptarëve për të folur edhe për projektin tonë për një Rilindje Shqiptare dhe për të këmbyer me të disa ide të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë, ekonomisë, shoqërisë dhe vetë rolin e Shqipërisë në rajon, po dhe në Europë.
Shumë frymëzues ishte këmbimi i mendimeve për gjeneratën e re të shqiptarëve, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ku ndava me zonjën Klinton aspiratën tonë për një sistem arsimor cilësor, demokratik dhe europian që të përgatisë qytetarët e rinj shqiptarë të Europës së Bashkuar. Duke garantuar që fantazmat e të shkuarës, të cilat aq shumë e kanë dëmtuar dhe penguar Shqipërinë, por sigurisht edhe rajonin, por edhe problemet e së tashmes të mos e kërcënojnë në asnjë formë perspektivën demokratike dhe europiane të gjeneratës së re.

Më lejoni ta mbyll me një falënderim shumë të ngrohtë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, për Ambasadorin Arvizu, të gjithë stafin e përshirë në organizmin e vizitës së Sekretares së Shtetit, të cilët u kujdesën në mënyrën më mbresëlënëse, deri në detajet më të vogla, duke na dhënë të gjithëve me këtë rast një mësim mbresëlënës të atij çka është një shtet i organizuar thuajse deri në perfeksion.

KOMENTE