English

Kim Kardashian macja më seksi për Halloween

Ata thonë se imitimi është forma më e mirë e lajkave, kështu Christian Bale dhe Michelle Pfeiffer duhet të ndihen me të vërtetë të nderuar.
Kim Kardashian dhe Kanye West janë frymëzuar duke veshur kostumet e tyre për Halloween duke u kthyer në personazhe të Batman.

Çifti mbërriti në Liv në Fountainebleau Miami Beach për të festuar Halloween dhe ditëlindjen e Kim që e kishte disa ditë më parë.

Kim Kardashian e veshur me kostumin maces dukej se kishte përshtatur mjaft mirë karakterin e saj me kostumin.
Kardashian mbërrit me të dashurin e saj veshur si Batman me makinën e tyre Lambourghini në ngjyrë ari. ndërsa pjesë e kësaj feste ishte dhe motra tjetër me Kourtney Kardashian me burrin e saj Scott Disick.

KOMENTE