English

Rusia ndalon me ligj faqet e internetit që janë materiale të dënueshme

Rusia filloi zbatimin e ligjit për internetin, i cili ndalon përdorimin e faqeve të internetit që konsiderohen materiale të panevojshme.

Ligji lejon qeverinë të ndalojë faqet e internetit, të cilat konsiderohen si materiale të dënueshme.

Ligji është nënshkruar nga vetë presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij viti ku qëllimi kryesor është mbrojtja e të rinjve nga pornografia, droga dhe informacionet për vetëvrasjen.

Por kundërshtarët e këtij ligji pohojnë se formulimi i paqartë mund të përdoret për të bllokuar faqet e internetit të opozitës dhe i bën të mundur qeverisë të zgjedhës se cilën faqe të internetit të bllokojë ose të fusë në listën e zezë.
Ligji i internetit pason miratimin e shpejtë të një sërë ligjesh të tjera ruse sivjet që kufizojnë liritë civile dhe influencën e jashtme.

Dje ligjvënësit rusë miratuan një projekt-ligj që e konsideron tradhëti të dënueshme dhënien e informatave që mendohet se janë të dëmshme, organizatave jo-qeveritare me bazë në vendet e huaja.

Mes masave të tjera të miratuara kohët e fundit përfshihen ligjet që penalizojnë shpifjet , përforcojnë kufizimet ndaj grupeve jo-qeveritare me fonde të huaja dhe kufizojnë protestat publike.

KOMENTE