English

PD-ja ngushëllime familjarëve të Lirak Bejkos. Organet e drejtësisë të hetojnë të gjithë organizatorët

Vdekja e ish grevistit Lirak Bejko, ka marrë dhe ngushëllimin nga Partia Demokratike e cila shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e grevistit të ndarë nga jeta një ditë më parë dhe ndan dhimbjen me ta.

Nëdeklaratën që Partia Demokratike ka dhënë për mediat thuhej:

"Partia Demokratike dënon organizimin dhe përdorimin politik të këtij akti dhe i thotë zotit Rama se vërtetë jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte, që filloi me burgosjen e tij nga ata që firmosnin burgosjet, varjet, ekzekutimet për fjalën ndryshe e mendimin ndryshe, vazhdoi me socialistët e Z.Rama që në një akt klasor armiqësor ndërprenë në 8 vitet e pushtetit të tyre dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Kjo dramë u finalizua sërish nga Z.Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevës, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës.
Duke shprehur dhe njëherë ngushëllimet Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota."

KOMENTE