English

Ronaldinho shpëton pa u dëmtuar nga një aksident me makinë

Ronaldinho Gaucho i Atlético Mineiro ka shpëtuar për mrekulli nga një aksident ku u përfshinë tre makina gjatë kohës kur ai po shkonte në stërvitje.

Braziliani po shkonte në stërvitje në fushën e Atletico-s dhe ai ishte me shoferin e tij kur ndodhi aksidenti, që për mrekulli shpëtuan të dy pa u dëmtuar.

"Falemnderit Zotit, asnjë i plagosur seriozisht në makinë, në çastet përpara stërvitjes. Gjendesha me shoferin tim Daniel dhe u tmerruam që të dy", ka shkruar në Twitter futbollisti.

Një kamion ishte përfshirë gjithashtu në aksident, por pasagjerët e tij ishin të gjithë të padëmtuar.

Ish ylli i Seleção ende pritet të luajë në ndeshjet e ardhshme të Atlético Mineiro-së kundër Coritiba të dielën.

KOMENTE