Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë. Inaugurohet Salla për intervistimin e të miturve
English

Vlorë. Inaugurohet Salla për intervistimin e të miturve

Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, gjatë ditës së djeshme, u zhvilluar ceremonia e inaugurimit të Sallës për intervistimin e të miturve, e cila është mundësuar falë mbështetjes së Ambasadës Franceze.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadorja Franceze, Zj. Christine Moro, Zv/Ministri i Brendshëm, Z. Arben Ristani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Z. Artan Cuku, si dhe drejtues e punonjës te tjerë të kësaj drejtorie.

Në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie Ambasadorja e Francës Zj. Christine Moro, duke evidentuar projektet e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme evidentoi dhe progresin e bërë nga Policia e Shtetit në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.“Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në fushën e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore. Ne bashkëpunojmë ngushtë dhe rregullisht me autoritetet dhe shërbimin e policisë shqiptare sa i përket këtyre problematikave dhe profesionalizmi e niveli i performancës është në përmirësim të vazhdueshëm.

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore mbetet një prioritet. Për këtë arsye Franca është e kënaqur që vë në dispozicion të policisë shqiptare këto salla intervistimi, të cilat i përgjigjen standardeve europiane, dhe që do ta ndihmojnë të rrisë edhe më tej rezultatet në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe në të njëjtën kohë, në luftën e saj kundër krimit të organizuar, një aspekt i të cilës është trafiku i qenieve njerëzore.Ngritja e vënia në funksionim e ambienteve për intervistimin e të miturve tregon njëkohësisht vullnetin e Francës për të bashkëpunuar më Shqipërinë në fushën e mbrojtjes së të miturve. Të miturit janë në të njëjtën kohë e ardhmja e vendit dhe qënie vunerabël. Qofshin viktima apo fajtor të shkeljeve të ligjit, ata kanë të drejtën e një trajtimi të veçantë që merr në konsideratë vunerabilitetin e tyre, vuajtjet e tyre prej fëmije.Të intervistuarit kërkojnë pajisje të veçanta, teknika të veçanta dhe ky është objekti i bashkëpunimit tonë.” – u shpreh Zj. Moro.

Po ashtu Zj. Moro evidentoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Ambasadës së Francës dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, si dhe garantoi autoritetet e pranishme se:“në përmbushjen e objektivave që janë vendosur në kuadër të implementimit të standardeve europiane dhe prioriteteve të axhendës europiane të Shqipërisë, ju mund të keni besim në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Francës.”

Ndërkohë Zv/Ministri i Brendshëm, Z. Arben Ristani, duke u ndaluar në trajtimin e veçantë që duhet t’u bëhet të miturve nga strukturat e Policisë së Shtetit theksoi:

“Gjatë ushtrimit të detyrës, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit të përfshirë si autorë krimesh apo objekt në krim, strukturat e Policisë së Shtetit duhet të veprojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, i cili duhet ti karakterizojë ato, me qëllim garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.”Në përfundim të ceremonisë të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të sallës së intervistimit të të miturve. Kjo është salla e dytë specifike për intervistimin e të miturve viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual, e ngritur me mbështetjen e Ambasadës Franceze, pas asaj të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, inauguruar rreth 1 vit më parë.

KOMENTE