English

2 vjeçari coptohet nga qentë në një kopsht zoologjik

Një djalë 2 vjeçar ka vdekur pasi ra brenda një rrethimi të qenve të egër afrikanë në një kopsht zoologjik në Pitsburg, në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Djali ra nga kangjellat ku ai ishte vendosur nga nëna e tij për të parë kafshët.

Nuk është e qartë nëse djali vdiq nga rënia aksidentalisht apo u sulmua nga kafshët.

Presidenti i kopshtit zoologjik në Pittsburgh Barbara Baker tha se punëtorët e kopshtit zoologjik kishin vepruar menjëherë për të shpëtuar djalin por ishte e pamundur.

KOMENTE