Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2546 persona, diskutohen për përfitim amnistie
English

2546 persona, diskutohen për përfitim amnistie

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, për humanizëm dhe për përmirësimin e kushteve të të dënuareve, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria kanë paraqitur sot, në komisionin e ligjeve, projektin për amnistinë e të dënuarve.

“Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor. Ulet 1/4 e dënimit për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale që nuk cënojë sigurinë e qytetarëve. Lista e veprave penale që përjashtohen nga amnistia është më e madhe. Kodi penal është shtuar me vepra penale dhe prioritet është parandalimi i kriminalitetit” tha Drejtoresha e kodifikimt në ministrinë e drejtësisë Marsida Xhaferllari.

Prokuroria, Drejtoria e burgjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë dhe në përputhje me standardet e kërkuara kanë hartuar listën e 2546 personave që përfitojnë amnisti deri në 28 nëntor 2012.

KOMENTE