English

SHBA. Votimet po zhvillohen në një garë tepër të ngushtë

Dhjetëra milionë amerikanë do të votojnë sot, e martë, për të vendosur rizgjedhjen e presidentit aktual Obama , apo të zgjedhjen e presidentit të ri kandidat, Republikanin Mitt Romney.

Votimi përfundon me një garë të vështirë, e cila filloi që dy vjet më parë dhe që ka kushtuar më shumë se 2bn dollarë.

Qendrat e votimit do fillojnë të mbyllen në orën 19:00 EST (00:00 GMT) në shtetet lindore, dhe fituesi do të shpallet rreth mesnatës.

Sondazhet tregojnë se gara është shumë e fortë dhe tepër e ngushtë, por përsëri sondazhet e shpallin fitues me një kryesim tepër të ngushtë presidenton aktual Barack Obama.

Sondazhet kombëtare nga Washington Post / ABC News i japin Z. Obama një avantazh tre-pikë mbi rivalin e tij.

Mbi 30 milionë votues kanë hedhur votën e tyre tashmë, në më shumë se 30 shtete që lejojnë votimin.

Në mesnatë, votat e para janë hedhur dhe numëruar shpejt në fshatin e vogël të Dixville Notch në New Hampshire. Ato rezultuan në një balancë ku secili kandidat morri 5 vota.

KOMENTE