Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E dashura e Cesc Fabregas, divorcohet nga i shoqi. E tradhëtoi
English

E dashura e Cesc Fabregas, divorcohet nga i shoqi. E tradhëtoi

Cesc Fabregas dhe e dashura e tij Daniella Semaan u panë në krahët e njëri tjetrit tepër të dashuruar verën e kaluar gjatë pushimeve dhe në disa vende të ndryshme.

Por tani është shfaqur dhe ish burri milioner i saj, i cili pasi ka parë fotot e futbollistit ka njohur dhe vajzën zeshkane si ish-gruan e tij.
Ai shprehet se kjo ishte njëra prej atyre festave ku ka gjetur se gruaja e tij ishte duke e mashtruar dhe sidomos në në një kohë kur ata po mendonin për një fëmijë të tretë.

Biznesmeni milioner Elie Taktouk ka folur në lidhje me dhimbjen që ai pësoi kur zbuloi se gruaja e tij ishte parë në krahët e ylli 25-vjeçar të futbollit, pas shpinës së tij.

Danielle Semaan, 38 vjeç, dhe Elie janë divorcuar menjëherë në kohën që ai ka parë këto imazhe duke i prerë çdo emocion në mes.

Ish-çifti kanë dy fëmijë së bashku, një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 8-vjeçare.
Ai është shprehur: "Ne ishim duke u përpjekur për një fëmijë, kur kjo ka ndodhur."

Biznesmeni dhe babai i dy fëmijëve tashmë është i detyruar të shohë futbollistin si njerkun e dy fëmijëve të tij pasi romanca mes tij dhe Daniella është ende e fortë.
"Ai është 25 dhe një budalla", thotë ai me hidhërim për Fabregas.
'Ajo shkoi pas tij për paratë dhe famën e tij. Ajo do ta lerë atë sa më shpejt. Ai nuk është David Beckham. "
Elie dhe Danielle janë divorcuar dhe manjati i pasurduhet ti paguajë ish-gruas një kompensim mujor prej 3100 euro.
Ai tani jeton në Knightsbridge në Londër, pasi Daniella jeton me të dashurin e saj të ri.
Ndërkohë Fabregas është duke shijuar një karrierë të suksesshme në futboll FC Barcelona pas largimit nga Arsenal vitin e kaluar.

KOMENTE