Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përtej Barrierave organizon: Konkurs me ese dhe poezi me temë “Shqiperia ime-100 Vjet Shtet”
English

Përtej Barrierave organizon: Konkurs me ese dhe poezi me temë “Shqiperia ime-100 Vjet Shtet”

Për të gjithë të rinjtë 15-25 Vjeç: bëhuni pjesë e nismës më të re të ndërmarrë nga Organizata Rinore Përtej Barrierave të titulluar: “Shqipëria Ime – 100 Vjet Shtet”.

Organizata Përtej Barrierave me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë fton të rinj të moshes 15-25 vjeç të bëhen pjesë e konkursit me ese dhe poezi me temën “Shqiperia Ime- 100 Vjet Shtet”. 40 punime do të vleresohen dhe do të përzgjidhen nga ekspertë të fushes për t'u botuar në një libër i cili do të shpërndahet falas në shkolla të mesme dhe universitete të ndryshme të vendit.
Për të rinjtë do të ketë çmime inkurajimi për esetë dhe poezitë më të mira si me poshte vijon:
- Vendi i parë - 50 Euro;
- Vendi i dytë - 30 Euro;
- Vendi i tretë - komplet librash
Kriter për të qenë pjesë e konkursit:
- Poezia të mos jetë më e gjatë se 25 rreshta,
- Eseja duhet të përmbajë minimalisht 2000 karaktere dhe maksimalisht 4000 karaktere
- Krijimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara më parë

Afati I dërgimit është data 15 Nëntor 2012, ora 17.00 në adresën: shvl@beyondbarriers.org
Ju mirepresim!!!

KOMENTE