Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Sampaio. Dialogu i hapur instrument i jashtëzakonshëm për të përballuar sfidat
English

Berisha-Sampaio. Dialogu i hapur instrument i jashtëzakonshëm për të përballuar sfidat

Kryeministri Berisha takoi sot, Përfaqësuesin e Lartë të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve, zotin Jorge Sampaio.

Duke i uruar mirëseardhjen, Kryeministri shprehu kënaqësinë dhe nderin për këtë vizitë, si dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe vizionin e zotit Sampaio në drejtimin e Aleancës së Qytetërimeve.

Zoti Sampaio falënderoi gjithashtu Kryeministrin, për mikpritjen dhe shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri. Ai, duke theksuar se kjo vizitë që përkonte me fundin e Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe me fundin e mandatit të tij në krye të Aleancës së Qytetërimeve, nënvizoi se qëllimi i kësaj vizite ishte që të shprehte vlerësimin për presidencën shqiptare në KiE si dhe për kontributin aktiv të Shqipërisë në Aleancën e Qytetërimeve. Zoti Sampaio, duke e çmuar Shqipërinë si model të ndërtimit të një shoqërie përfshirëse, u shpreh i interesuar për vizionin e Kryeministrit Berisha në lidhje me përballimin e sfidave që shtrohen përpara vendeve europiane dhe në veçanti Europës Juglindore.

Kryeministri Berisha çmoi rolin aktiv të Aleancës së Qytetërimeve dhe theksoi se kjo Aleancë mund të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut, me qëllim kuptimin dhe respektimin e diferencave etnike, fetare, kulturore etj., si një kusht i rëndësishëm për paqe e stabilitet. Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi se dialogu i hapur dhe pa paragjykime mbi realitete dhe probleme, të cilat dëmtojnë frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit, është një instrument i jashtëzakonshëm për të përballuar sfidat që shtrohen para rajonit, Europës dhe më gjerë.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se larmia që Europa ka në planin kulturor, etnik, fetar etj. duhet të kthehet në një pasuri dhe forcë nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe bashkimit në vlerat universale.

Kryeministri ilustroi shembullin e Shqipërisë, si një shoqëri model i tolerancës dhe mirëkuptimit, duke theksuar se çelësi i këtij modeli është mirëkuptimi dhe respekti për besimin dhe identitetin e tjetrit. Ai gjithashtu paraqiti shkurtimisht përpjekjen e Presidencës shqiptare të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Europës për afrim dhe bashkëpunim me vendet e Pranverës Arabe, si një proces që do t’u japë atyre një model të suksesshëm për të çuar më tej rrënjosjen e vlerave themelore demokratike, për të cilat filloi kjo Pranverë Arabe.

Zoti Sampaio, duke nënvizuar se së shpejti do të fillojë një proces i rishikimit të strategjisë të Aleancës së Qytetërimeve për Europën Juglindore, i kërkoi Kryeministrit kontributin dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces.

KOMENTE