English

Bashkia Tiranë: Studentë aplikoni për kartën dhe të shtunë e të dielë

Bashkia e Tiranës u bën thirrje studentëve, të vijojnë aplikimin për Kartën e Studentit dhe të tërheqin kartat e printuara. Deri tani kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe nëpër universitete, 1981 studentë. Aktualisht, janë shpërndarë rreth 1000 karta studenti. Mbi 500 Karta janë pranë Bashkisë së Tiranës dhe presin të tërhiqen nga studentët.

Për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë studentëve që ndoshta gjatë ditëve të javës janë të zënë me programet e tyre mësimore, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, znj. Alma Marku theksoi se sporteli për aplikimin dhe tërheqjen e tyre do të jetë i hapur dhe ditën e shtunë e të dielë, nga ora 9 deri në 16.00, ndërkohë që në mes të javës së ardhshme, do të mbërrijë edhe pjesa tjetër e Kartave të Studentëve që kanë aplikuar deri më tani.

KOMENTE