Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, me fitoren e zgjedhjeve 2013 administrata fiskale do të kthehet një partner i biznesit
English

PS, me fitoren e zgjedhjeve 2013 administrata fiskale do të kthehet një partner i biznesit

Partia Socialiste mbështet shqetësimin e fasionistëve. Në kushtet e një krize ekonomike kur ky sektor përballet me një rënie të ndjeshme në nivelin 24% të xhiros vendosja e gjobave në nivelin 500% më shumë është një hap dhune i paprecedent. Në një deklaratë për mediat Sekretari për Programin Ilir Beqaj tha se qeveria haptazi synon t’i nënshtrojë fasionistët. Duke u angazhuar se PS do të heqë detyrimet për importin e makinerive pa asnjë kufizim socialisti Beqaj shtoi se kjo forcë politike do jetë partner i tyre edhe në gjetjen e tregjeve të rinj.

Më poshtë deklarata e plotë e Sekretarit për Programin Ilir Beqaj:

Dje jemi njohur me një shqetësim të shprehur nga sipërmarrësit që punojnë me material porositësi. Nisma e pushtetit të Sali Berishës për të pesëfishuar gjobat edhe kundrejt industrisë së fasonit vjen në një moment tepër kritik për këtë sektor jetik për punësimin në vend.
Sipas vetë drejtuesve të organizatave të tyre, ky sektor përballet me një rënie të xhiros me 24 % krahasuar me 2011, dhe për pasojë në këta 10 muaj janë pakësuar 25 mijë vende pune.
Ky sektor, edhe pse ka sot një eksperiencë 20 vjeçare, edhe me botën, është i diskriminuar pasi përjashtohet nga mundësia e kontratave me para publike.
Tani qeveria synon t’i nënshtrojë fasonistët nën dhunën arbitrare të përditshme të doganllarëve dhe tatimllarëve, të cilët muajt e fundit janë turrur të vënë më shumë gjoba sesa ka biznese në vend.
E gjitha kjo për të rimbushur arkat e shtetit, të zbrazura prej papërgjegjshmërisë kriminale dhe korrupsionit të oborrit të pushtetit të Sali Berishës.
Ndërkohë, nga premtimet e njëpasnjëshme të bëra në këto vite, nuk është mbajtur asnjë. Të gjitha premtimet kanë mbetur në letër, për të provuar se janë vetëm premtime elektorale, ndërsa barra për këto biznese është rritur, duke i kushtuar shtrenjtë ekonomisë në të tashmen e të ardhmen.
Partia Socialiste përsërit sot edhe një herë angazhimin e saj publik për të qenë një partner i këtij sektori thelbësor për ekonominë e vendit.
Do të heqim detyrimet për importin e makinerive pa asnjë kufizim. PS do të jetë partner i fasonistëve, për të gjetur tregje të rinj e për nxitur punësimin dhe prodhimin vendas.
Me fitoren e zgjedhjeve të 2013 do t’i vijë fundi represionit të tatimeve dhe administrata fiskale do të kthehet në një partner të biznesit e jo në xhelatin e tij.

KOMENTE