Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egland Petrit Çeka, telefonon policinë për vjedhje, por ishte vetë hajduti
English

Egland Petrit Çeka, telefonon policinë për vjedhje, por ishte vetë hajduti

Pasditen e djeshme policia e Tiranës merr një telefonatë mbi një vjedhje që kishte ndodhur në pikën e karburantit "ELDA" në bulevardin Blu në Kamzë.

Dy persona të armatosur i kishin vjedhur punonjësit të karburantit Egland Petrit Çeka shumën prej 70 000 lekësh të reja.

Menjëherë specialistë kundër vjedhjeve me dhumë dhe punonjës policie të komisariatit nr 5 mbërritën në vendngjarje, por pas hetimeve të bëra doli që gjithçka ishte organizuar nga vetë hajduti që ishte po punonjësi i karburantit Egland Petrit Çeka.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit Egland Petrit Ceka, iu sekuestrua shuma e lekëve prej 70 000 lekë, të kallëzuara si të vjedhura dhe një sasi tollonash karburanti të kësaj pike, të cilat i kishte fshehur në trupin e tij, në çorape. Në këto kushte, oficerët e policisë gjyqësore bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi.

Materialet do t`i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “kallzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

KOMENTE