English

Agron Hasani vret me thikë gruan e tij Vergjinush Hasani

Elbasani është gdhirë me një lajm tepër të dhimbshëm. Burri ka masakruar me thikë gruan e vet, ku sipas burimeve policore thuhet se shkak ka qenë xhelozia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit ku 43-vjeçarja Vergjinush Hasani ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj Agron Hasani 62 vjeç i cili është arrestuar nga policia.

Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar thikën si provë materiale. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për veprën penale të “Vrasje me dashje”.

KOMENTE