Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha ,“Senator Nderi” i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, në Salzburg
English

Berisha ,“Senator Nderi” i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, në Salzburg

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë jubilare me rastin e 40 vjetorit të krijimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri Berisha u nderua me titullin “Senator Nderi” i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, në Salzburg, me motivacionin “Për promovimin dhe nxitjen e zhvillimit të shkencës”.
Titulli iu dorëzua Kryeministrit Berisha nga zv/presidenti i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, Erich Hödl, si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj. Zv/presidenti i Akademisë Evropiane të Shkencave u shpreh se ishte një nder i madh për të që i dorëzonte këtë titull Kryeministrin Berisha, ndërsa vlerësoi angazhimin e tij në nxitjen e zhvillimit të shkencës. “Është një nder i madh për mua që t’ju dedikoj juve titullin e Senatorit të Nderit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Artit, në Salzburg, në fund të këtij sesioni mbresëlënës dhe, veçanërisht pas fjalimit tuaj, që nuk ishte një fjalim vetëm prej politikani, por ishte, gjithashtu, edhe prej shkencëtari. Dhe ky është një legjitimim tjetër për të pasur këtë titull nderi”, u shpreh ai.

Me tej në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë ata që votuan për ta nderuar me këtë titull dhe u shpreh se e pranon këtë si një detyrim e përgjegjësi për të mbështetur me të gjitha mundësitë lirinë e mendimin akademik të vendit. “Dua t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për të mbështetur zhvillimin akademik të vendit tim”, tha Kryeministri.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidentë të Akademive të Evropës, “Anëtarët e Nderit” të Akademisë, personalitete të shpallura “Nderi i Akademisë”, si dhe përfaqësues të shquar nga organizma ndërkombëtarë, me të cilët Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka marrëveshje bashkëpunimi, etj.

KOMENTE