Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cikli menstrual ndikon në ashpërsinë e simptomave respiratore
English

Cikli menstrual ndikon në ashpërsinë e simptomave respiratore

Cikli menstrual te gratë ndikon në ashpërsinë e simptomave respiratore, potencialisht në përkeqësimin e kushteve të tilla si astma, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit norvegjeze studiuan pothuajse 4.000 gra, dhe gjetën se rreth ovulacionit simptomat keqësoheshin dhe më shumë.

Studimi është botuar në revistën mjekësore amerikane, dhe u tha se është e mundur që të gjendet dhe terapia e mjekimit, duke ndihmuar gratë që janë me astmë ta menaxhojë atë sa më mirë.

Të gjitha gratë që u studiuan, kishin cikle menstruale të rregullta që zgjasnin 28 ditë ose më pak, dhe askush nuk kishte marrë kontraceptivë hormonalë.

Nga këto 28.5% ishin duhanpirës dhe 8% kishin qenë të diagnostikuar me astmë.

Simptomat ishin më keq në mes të ditës së 10-22 të ciklit, dhe që uleshin pak në afërsi të pikës së ovulacionit, për shumicën.

Gulçimi ishte keq nga dita e shtatë deri në të 21, përsëri me një rënie të lehtë rreth ovulacionit.

Studimi gjeti se nuk ishin vetëm gratë të diagnostikuar me astmë që kanë përjetuar këto simptoma dhe variacione.

Kollitja ishte më e keqja për ato me astmë, mbipeshë dhe duhanpirëse.

KOMENTE