Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gani Muho dhe 4 shtetas të tjerë arrestohen pasi tentuan të trafikojnë 1 ton e 125 kg marijuanë
English

Gani Muho dhe 4 shtetas të tjerë arrestohen pasi tentuan të trafikojnë 1 ton e 125 kg marijuanë

Në vijim të Operacioneve të suksesshme të kryera gjatë vitit 2012 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë, natën e djeshme është finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “SIRENA DI MARE” ku është sekuestruar një sasi prej 1 ton e 125 kg lëndë narkotike e llojit “marijuanë”, një mjet lundrues peshkarexhe, si dhe janë arrestuar 5 shtetasit e poshtëshënuar:

1. Antonio (Eduart) Gani Muho, vjec 34, i cili ishte drejtuesi i ketij grupi kriminal.
2. Sokol Ashim Muho, vjeç 42, pronar i peshkarexhes “Sirena Dimare”,
3. Qazim Elmaz Nebiu, vjeç 43, kapiten i peshkarexhes “Sirena Dimare”
4. Erion Kasëm Kasëmi vjeç 31, pronar i një mjeti lundrues ndihmës,
5. Kostandin Aleksandër Shani, vjeç 43, të gjithë banues në Vlorë;

Të pestë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikonin drejt Italisë sasinë prej 1 ton e 125 kg marijuanë.
Këta shtetas pasi e kanë siguruar lëndën narkotike në Lazarat, e kanë sjellë në Vlorë në afërsi të Petroliferës dhe nëpërmjet varkës së peshkimit me emrin EDI (498. V) e kanë transportuar nga bregu dhe e kanë ngarkuar në peshkarexhen “Sirena Dimare” me pronar shtetasin Sokol Muho.
Bëjmë me dije se ky operacion ka qenë një ndër operacionet më të mirë-koordinuara dhe më të mirë-organizuara të agjencive ligjzbatuese.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Agjenci të tjera ligjzbatuese vazhdon hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.
Bëjmë me dije se duke vlerësuar si një ndër prioritetet kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, Luftën Kundër Krimit të Organizuar, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë gjatë kësaj periudhe ka sekuestruar 5 ton e 773 kg më shumë lëndë narkotike se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

KOMENTE