Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani takim pune me krerët e lartë të drejtësisë shqiptare
English

Nishani takim pune me krerët e lartë të drejtësisë shqiptare

Presidenti i Republikës, njëherësh Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani ka thirrur dje në një mëngjes pune drejtues të lartë të institucioneve të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Tematika e tryezës u përqendrua tek reforma në sistemin gjyqësor, si dhe sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë për vitin 2012.

Në fillim të këtij takimi, në prani të Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi; Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; Kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj; Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa; Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama; përfaqësuesve të misionit EURALIUS në vendin tonë dhe të tjerë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë shqiptare, Kryetari i Shtetit mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rëndësinë e këtij takimi si një pikënisje për ndërmarrjen e nismave konkrete për përmbushjen e prioriteteve dhe synimeve institucionale në fushën e drejtësisë, kryesisht në sistemin gjyqësor.

Presidenti Nishani e konsideroi këtë tryezë pune si një mundësi komunikimi dhe shkëmbimi të mendimeve me përfaqësuesit kryesorë të institucioneve të sistemit gjyqësor për problemet e rëndësishme, që shoqëria dhe vendi kanë në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë, për problematikat e aspektit legjislativ, të infrastrukturës së sistemit të drejtësisë.

Kreu i Shtetit u shpreh më tej se takime të tilla janë mundësi shkëmbimi përvoje midis drejtuesve të gjykatave dhe të institucioneve të tjera të vendit, si dhe i shërbejnë koordinimit të një bashkëpunimi shumë të domosdoshëm, që siç e cilësoi Presidenti Nishani, “në mjaft raste është porta, nga e cila duhet të kalojmë të gjithë së bashku për të ratifikuar, kontributet e gjithsecilit në fushën e reformave të sistemit të drejtësisë në tërësi dhe veçanërisht në atë të gjyqësorit”.

Si drejtues i tryezës së punës, Presidenti i Republikës ftoi krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare të prezantojnë mesazhet dhe vizionet e tyre për reformat e rëndësishme që i kërkohen Shqipërisë, institucioneve shqiptare, shoqërisë shqiptare, ku fokusi dhe objektivi kryesor mbetet sistemi gjyqësor.

Drejtuesit e institucioneve të sistemit gjyqësor vlerësuan nismën e Presidentit të Republikës si një risi në koordinimin dhe bashkëpunimin e punës mes institucioneve të drejtësisë në reformimin e sistemit gjyqësor në vend.

Presidenti i Republikës dhe pjesëmarrësit në tryezë apeluan që klasa politike të gjejë konsensusin dhe të votojë pa humbur kohë tre projektligjet e mbetura, të vëna si kusht nga Komisioni Evropian për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.

KOMENTE