Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria njëqind vjet shtet
English

Shqipëria njëqind vjet shtet

Profesor dhe shkrimtar Sabit Abdyli - Këtë vit mbushen 100 vjet që kur u shpall Shqipëria shtet.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë është rezultat i luftërave shekullore të shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre dhe kthyer lirinë e humbur që nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në vitin 1468. Me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës Shqipëria u shpall shtet sovran, jo vetëm nga zgjedha pesë shekullore otomane, por edhe nga kurthet që kurdiseshin nga shtetet fqinje për copëtimin e saj.

Me ketë akt u realizua e drejta imediate që edhe shqiptarët në territorin e vet të banuar qysh nga lashtësia me gjuhë, kulturë, histori dhe identitet të vet të jenë të pavarur dhe ta kenë shtetin e tyre. Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejt të Ilirëve, të cilët jetuan në pjesën perëndimore të Ballkanit. Ilirët që në sh. V-të para erës sonë kishin vu bazat e kulturës së përbashkët shpirtërore dhe materiale. Në vitin 168 p.e.s. Iliria bie nën sundimin e romanëve. Pasojat qenë shumë të mëdha, por megjithatë ata arritën t’i përballojnë politikës asimiluese të romanëve, ashtu siç arritën ta sfidojnë edhe sundimin e Perandorisë Bizantine dhe fiseve të ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj. Me ardhjen e sllave sh. VI një pjesë e Ilirisë Veriore dhe Lindore u asimilua. Pushtimi otoman (XIV) vendosi pushtetin feudalo ushtarak në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e përhershme të princave shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (405-1468), i cili arriti t’i bashkojë princat shqiptarë në një shtet dhe flamuri i tij u bë flamur kombëtar i Shqipërisë. Pas vdekjes së Skënderbeut, Perandoria turke e inatosur për humbjet që ua kish shkaktuar turqve Skënderbeu për 25 vjet me radhë dogjën e shkatërruan Shqipërinë. U deshtë shekuj që të mëkëmben shqiptarët. Lufta për identitet kombëtar u intensifikua me Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare të filluar në dekadën e tretë të sh. XIX-të dhe vazhdon deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar një epokë të re, atë të Rilindjes. Kjo epokë ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura.
Impulse të forta lindjes së shtetit shqiptar i dha Lidhja e Prizrenit (1878), e cila zgjodhi udhëheqësit ushtarak e politik që u vunë në krye të kryengritjeve që u bënë për çlirimin kombëtar nga robëria turke. Ndërkohë për fat të keq të shqiptarëve Kongresi i Berlinit (1878) nën trusninë e Rusisë dhe shteteve tjera padrejtësisht ua ndau territoret shqiptare Malit të zi, Serbisë dhe Greqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore shteti i ri shqiptar u poshtua nga Serbia, Italia, Mali Zi, Greqia, Franca dhe Austro Hungaria. Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare, tri vjet më vonë (1 shtator 1928) Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare. Italia fashiste, me 7 prill 1939 e pushtoi Shqipërinë dhe kështu shpalli fundin e Mbretërisë së Ahmet Zogut. Me 28 nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashist. Me 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës së proletariatit, e cila zgjati gati gjysmë shekulli, deri me 29 prill 1991, kur Parlamenti i pare pluralist shpalli Republikën Parlamentare të Shqipërisë, duke i dhënë kështu fund izolimit 50 vjeçar të shtetit shqiptar.

Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik në një sipërfaqe prej 28.748 km2. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova, në lindje me Maqedoninë, dhe në jug dhe jug-lindje me Greqinë. Në perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Lartësia mesatare është 708-m. Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të Hemisferës Veriore, dhe në zonën me klime mesdhetare.
Relievi: Fushor (në Shqipërinë Perëndimore), Pllajor (në Shqipërinë Lindore), Malor (ne Shqipërinë Veriore dhe Qendrore); Maja më e lartë: Mali i Korabit (2,753m).
Vija Bregdetare: 362 kilometra.
Popullsia: 3,364,571 (Qershor 1999) - 95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% të tjerë
Shkalla e rritjes se popullsisë: 1,05% (1999)
Kryeqyteti: Tirana (nga viti 1920)
Gjuha zyrtare: Shqipja

Gjuha shqipe është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Sipas linguistëve të huaj e shqiptarë është konstatuar se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij prejardhjen e kanë nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit me 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret në Republikën e Kosovës, Mali të Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi, Kalabri të Italisë etj.
Dita e 28 Nëntorit zgjon te shqiptarët ndjenja dashurie e krenarie kudo qofshin ata: në Shqipëri, Republikën e Kosovës, Serbi, Maqedoni, Greqi, Mal të zi dhe gjithë andej botës te Mërgatat shqiptare përfshirë këtu edhe Zelandën e Re.

Flamuri kombëtar shqiptar është ndër më të vjetrit në botë. Ai u valëvit për herë të parë në bedenat e kalasë së Krujës, më 28 nëntor të vitit 1443.

KOMENTE