Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS të votojë ligjin e Gjykatës së Lartë dhe që Gjykata Administrative të fillojë të funksionojë
English

PS të votojë ligjin e Gjykatës së Lartë dhe që Gjykata Administrative të fillojë të funksionojë

”PS duhet të votojë ligjin e Gjykatës së Lartë në mënyrë që Gjykata Administrative të fillojë të funksionojë”.

Këto kanë qënë fjalët e para në deklaratën e Minisitrit të Drejtësisë, z.Eduard Halimi bërë dje gjatë inagurimit të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe Rikonstruksionin e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kreu i drejtësisë i ka bërë apel opozitës që të votoj ligjet me 3/5 dhe të mos i mbaj ato peng të politikës së ndjekur nga Rama por ti votojë ato në favor të qytëtarëve.

“Inauguram gjykatën administrative të Apelit të Tiranës. Kjo do të thotë se ne e kemi gati infrastrukturën, do të thotë se më 1 janar kemi gati infrastrukturën për gjykatën e apelit të Tiranës, administrativ. Po ashtu dhe Gjykata Administrative e Tiranës inaugurohet pak javë më pas dhe ne e kemi gati të gjithë procesin i cili varet nga pjesa e qeverisë. Presim që në ditët në vijim të miratohet ligji për Gjykatën e Lartë në mënyrë që ajo godinë që ne inauguruam të mos ngelet një godinë e paefektshme. ",tha Ministri Halimi”

Gjatë fjalës së tij Halimi tha se i ka kërkuar KLD-së që brenda muajit dhjetor të testojë gjyqtarët për gjykatës administrative ndërsa do ti dërgojë presidentit Nishani për dekretim listën për rishpërndarjen e gjyqtarëve.

Nga ana e tij kreu i Gjykatës së Apelit,z. Alaudin Malaj shprehu entuziazmin e tij për rikonstruksionin e kësaj gjykate dhe inagurimin e Gjykatës administrative duke vlerësuar se kjo do të përmirësoj dukshëm gjykimin në kohë të shpejtë dhe të duhur të ccështjeve administrative.
Gjykata e apelit administrativ do të ketë 7 gjyqtarë me nga dy salla për cdo trup gjykues, zyrë për cdo gjyqtarë si dhe system audio-dhe video për cdo seancë gjyqesore. Brenda këtij viti pritet të inagurohet edhe Gjykata Administrative e shkallës së parë.

KOMENTE