Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregu i Gazit në Shqipëri. Shqipëria përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan
English

Tregu i Gazit në Shqipëri. Shqipëria përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan

"Shqipëria është në rrugën e transformimit të një superfuqie energjetike rajonale. Ajo ka rezerva enorme ujore dhe përfaqëson një Norvegji të vogël në gadishullin e Ballkanit. Shqipëria, sipas të dhënave më të fundit, ka depozita enorme hidrokarburesh. Kompanitë më serioze janë duke eksploruar të bindura për sukses të pashmangshëm në zona të ndryshme të vendit. Shqipëria ka pozicionin gjeografik më të përshtatshëm, përballë Italisë, një tregu gjigand energjetik, me një ngushticë që të kujton Gjibraltarin. Të gjitha këto e bëjnë për ne projektin TAP një projekt jetik, të një rëndësie të madhe strategjike."

Këshu është shprehur Kryeministri Berisha sot në punimet e simpoziumit për Zhvillimin e Tregut të Gazit në Shqipëri, e organizuar nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërisë, kushtuar projektit të gazsjellësit Trans Adriatik(TAP). Ky simpozium u përshëndet edhe nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Ettore Sequi, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë z. Edmond Haxhinasto, Drejtori Menaxhues i gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) z. Kjetil Tungland, ndërsa ishin të pranishëm përfaqësues dhe faktorë kyç të sektorit të gazit dhe energjisë në Shqipëri, si dhe vendeve te tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha vlerësoi mbajtjen e këtij simpoziumi në Tiranë, duke e shndërruar atë sot në kryeqytetin evropian të debatit për gazin. Duke u shprehur se gazsjellësi Trans Adriatik përbën kryeprojektin për Shqipërinë në procesin e një industrializimi, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të përmbushur çdo detyrim që rrjedh nga marrëveshjet multilaterale me vendet fqinje dhe konsorciumin e TAP-it.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha tha se po punohet me intensitet për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. “Qeveria ka ndërmarrë një seri masash, të cilat kanë bërë që Shqipëria të renditet në një vend të lakmueshëm në tërheqjen e investimeve të huaja. Sipas UNCTAD ky vend mori vitin e kaluar investime më shumë seç ka kapacitetet dhe këto për shkak të përpjekjes sonë për një klimë sa më miqësore me biznesin. Ky do të jetë dhe qëndrimi ynë në fushën e energjisë”, u shpreh Kryeministri.

KOMENTE