Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bibliotekë e re për kryeqytetin. Akses të plotë dhe tepër modern lexuesve, shprehet Basha
English

Bibliotekë e re për kryeqytetin. Akses të plotë dhe tepër modern lexuesve, shprehet Basha

Sot në ditën e hapjes së Panairit të 15-të Librit ka marrë pjesë dhe kryetari i bashkisë më të madhe në vend asaj të Tiranë z. Lulzim Basha.

Për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës është mbështetësja kryesore e këtij panairi. Në këtë panair marrin pjesë mbi 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi por edhe përfaqësi diplomatike si SHBA, Italia, Franca etj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka theksuar se në modelin e ri të qytetërimit që i ofrojmë ditë për ditë qytetarëve të Tiranës, një vend të veçantë zë infrastruktura shpirtërore dhe përgatitja e tyre, për sfidat intelektuale të qenit anëtar i Bashkimit Evropian. Z. Basha ka theksuar se me prioritet do të trajtohen ndërtimi i një biblioteke kombëtare si dhe ofrimi i hapësirave publike, për ndërtim bibliotekash në Tiranë.

“Bashkia e Tiranës së shpejti përfundon Planin Urbanistik dhe në këtë plan, ne kemi vendosur dy piketa shumë të rëndësishme, në lidhje me botuesit dhe librin.

Së pari, ndërtimin e një biblioteke të re për kryeqytetin, e cila jo vetëm do të lehtësojë presionin që ndjen tashmë Biblioteka Kombëtare, në kuptimin e arkivimit por do u japë akses lexuesve, në mënyrë më të plotë, në mënyrë më moderne dhe më intensive. Ne besojmë që në bulevardin e ri që po projektohet, ndihma e arkitektëve më të famshëm të botës do të çojë në projektimin dhe së shpejti fillimin e ndërtimit të një vepre të tillë madhore, jo vetëm për qytetin tonë por për kombin tonë.

Së dyti, ndonëse unë besoj fort tek tregu i lirë dhe tek iniciativa e lirë, koha ka ardhur që gjithsecili prej nesh, duke përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, edhe mua si Kryetar i Bashkisë, të bëjmë atë që na takon, për të pasur pjesën e merituar të librarive në këtë qytet dhe jo vetëm kafene apo kazino. Për këtë arsye, në Planin e ri Urbanistik ne kemi vendosur të gjithë parametrat e duhur, për të mbështetur shtëpitë botuese dhe këdo tjetër që dëshiron të hapë këtë aktivitet, jo vetëm përmes një planifikimi të mirë por edhe vënies në dispozicion të hapësirave publike” – theksoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Kryebashkiaku Basha ka lançuar dhe një tjetër nismë që do të merret së shpejti, e cila ka të bëjë me eliminimin e çdo takse lokale për librashitësit.

“Së shpejti ne do u ofrojmë disa kategorive në qytet, duke nisur me librashitësit, me libraritë, eliminimin e çdo takse lokale në mënyrë të përhershme, për shitjen e librit në Tiranë” - u shpreh z. Basha.

KOMENTE