English

Durrës. Gjendet kufomja e një gruaje në det

Një kufomë e seskit femër është gjetur pasditen e djeshme nga një peshkarexhe peshkimi rreth 25 milje brenda në det.

Peshkarexha ka njoftuar kapitenerinë e portit e cila më pas ka njoftuar policinë duke bërë të mundur që të tërhiqej kufoma e cila ishte tejet e dekompozuar.

Operacioni i kërkimit saktësohet se ka zgjatur rreth 3 orë, derisa është hasur në trupin e pajetë.

Kufoma u transportua në morgun e spitalit të Durrësit ndërkohë që materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë e cila do të fillojë punën edhe për identifikimin e kufomës.

KOMENTE