Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi i Librit Tirana 2012 14-18 nëntor
English

Panairi i Librit "Tirana 2012" 14-18 nëntor

Edicioni i 15-të i Panairit të Librit ‘Tirana 2012’ u hap sot dhe do të qëndrojë i hapur deri më 18 nëntor. Mbi 100 botues do të sjellin rreth 1500 tituj të rinj.

Mbi 100 botues nga të gjitha trevat shqiptare do të jenë të pranishëm në Panairin e 15-të të Librit, “Tirana 2012” që do të mbahet në Tiranë nga data 14 deri më 18 nëntor. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në një konferencë për shtyp, bëri të ditura detajet e organizimit. Sipas Ymerit, përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave, do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj.

Këtë vit, panairi do të jetë i shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, duke zënë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë, por edhe duke u dhënë më shumë hapësirë vizitorëve të tij. Mbi 60 mijë tituj do të ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe shtëpi të njohura botuese nga Shkupi.

Tituj të rinj botimesh do të prezantohen edhe nga Instituti Italian i Kulturës, do të jetë e pranishme “Deutche Welle”, ndërkohë që Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të bëjë prezantimin e Këndeve Amerikane në Shqipëri dhe të platformës së mjeteve të komunikimit social të kësaj ambasade. Ndërkaq, në një pjesë të mirë të agjendës vëmendja do të përqendrohet në datën jubile të këtij viti, 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Do të prezantohen botime historike, qoftë nga autorë shqiptarë, qoftë të huaj, do të ketë shumë të ftuar, autorë të huaj etj. Panairi ka marrë një vëmendje të veçantë edhe nga kultura e huaj, e pranishme këtu, nga përfaqësitë diplomatike etj. Për sa i përket mbështetjes financiare të këtij panairi, Ymeri ka theksuar se “parashikohet që Ministria e Kulturës duhet të ndihmojë aktivitetet kombëtare, por deri tani asgjë”. Ashtu si dhe në edicionet tjera, edhe në përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi “Libri më i mirë”, “Përkthimi më i mirë”, “Libri më i mirë për fëmijë”, “Libri më i mirë studimor”, “Stenda më e mirë grafike”, ky i fundit një çmim që do të jepet nga gazetarët.

KOMENTE