English

Studenti nga Arabia, dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA

Khalid Ali-M Aldawsari, studenti i ardhur nga Arabia Saudite në SHBA për të studiuar inxhinieri kimike në universitetin e Teksasit, është dënuar sot me burgim të përjetshëm pasi një vit më parë ai ishte arrestuar se në shtëpinë e tij iu gjendën lëndë kimike shpërthyese.

Prokurorët thanë se Aldawsari kishte mbledhur materiale për krijimin e bombave dhe kishte kërkuar shënjestra të mundshme, përfshirë shtëpinë në Dallas të ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

“Më vjen keq për këto veprime të këqija, por asnjë nga këto veprime nuk e kanë dëmtuar SHBA-në”, u ka thënë sot gjykatësve Aldawsari.

KOMENTE