Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Projektbuxheti 2013, është një buxhet i progresit dhe zhvillimit të Kosovës
English

Thaçi: Projektbuxheti 2013, është një buxhet i progresit dhe zhvillimit të Kosovës

Kryeministri Hashim Thaçi në hapje të mbledhjes së Qeverisë, sot, ka njoftuar ministrat lidhur me prezantimin e Projektbuxhetit për vitin 2013, që do të bëhet nesër në Kuvendin e Kosovës.

“Ky është një buxhet i progresit dhe zhvillimit, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, buxhet i mundësive të reja për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës por edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit”, tha z. Thaçi duke shtuar se pritet një diskutim konstruktiv me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe një punë të përbashkët në agjendën shtetërore.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin se premten, do të vazhdojë të informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për takimin e dytë që është zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, z. Ivica Daçiq.

“Unë sot kam informuar ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, i falënderoj të gjithë për mbështetje të plotë dhe unike. Po sot kam njoftuar liderët dhe përfaqësuesit e opozitës kosovare, liderin e LDK-së, z. Mustafa dhe nënkryetarin e AAK-së, z. Shala. Spektri tjetër opozitar i përfaqësuar në Parlament ka qenë i ftuar, por ka munguar përgjigja pozitive” ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të vazhdojë të jetë në Parlament për të informuar në detaje qytetarët e Kosovës, të gjithë deputetët, për të respektuar vazhdimisht Kushtetutën, ligjet, Deklaratën e Pavarësisë, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pra, që transparenca të jete e plot në gjithë këtë proces të normalizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdim Qeveria ka miratuar Projektligjin për Transplantin e Organeve, me të cilin rregullohet marrja e organeve apo pjesëve të organeve nga personi i gjallë apo i vdekur për transplantim tek personi tjetër me qëllim mjekimi. Ky ligj përcakton: shërbimet themelore të përfshira në veprimtarinë e transplantimit të organeve; organizimin, funksionimin, inspektimin, bashkërendimin, licencimin dhe akreditimin e strukturave; shëndetësore, të përfshira në veprimtarinë e transplantimit te organeve.

Projektligji ka për qëllim të parandalojë dhe sanksionojë, keqpërdorimin e organeve njerëzore, veçanërisht në aktivitete komerciale në kontekst të transplantimit të organeve, dhe të mbrojë dinjitetin, privatësinë dhe shëndetin e dhuruesit dhe marrësit.

Është miratuar rregullore për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore. Projekt-rregullorja për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore ka për qëllim ofrimin e ndihmës organeve kompetente për zbatimin e kontrolleve zyrtare në pajtim me dispozitat e normave të ushqimit.

Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për reduktimin dhe ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2012 në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar vendimet për shpronësimet, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vërmicë-Merdar, Sektori 1.2 dhe 5.2 Zonat Kadastrale Zhur dhe Dushanovë, Komuna e Prizrenit dhe Zona Kadastrale Bllacë, Komuna Suharekë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 26 mijë e 760 euro për mbështetjen e aktiviteteve të Komisionit Qeveritar për njohjen edhe verifikimin e statusit te Veteranëve, Invalidëve Pjesëtarëve dhe të Internuarve të UÇK-së.

KOMENTE