Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmetaj tregon me detaje se si funksionon linja e vjedhjes në kompaninë “CEZ Shpërndarje”
English

Ahmetaj tregon me detaje se si funksionon linja e vjedhjes në kompaninë “CEZ Shpërndarje”

Të vjedhë kush të mundë, duket se ka qenë motoja e punës në kompaninë “CEZ Shpërndarje”, e mbështetur nga afër nga qeveria shqiptare, e cila është bashkëpunëtorja kryesore në këtë vjedhje, që e ka çuar kompaninë në nivelin e falimentimit.

Deputeti Arben Ahmetaj ka denoncuar sot nivelin e lartë të faturave që kanë përfituar në mënyrë abuzive kompanitë e kontraktuara nga CEZ për mbledhjen e borxhit.

“Grabitja fillon në nivelin më të lartë të qeverisë, nëpërmjet kompanive që janë kliente të drejtpërdrejta të kryeministrit dhe të ministrave, pastaj vijnë kompani të niveleve të dyta partiake, të përzgjedhura drejtpërsëdrejti prej interesave partiake dhe sigurisht është niveli akoma më skandaloz i CEZ-it brenda CEZ-it, i kompanive çeke”, ka thënë deputeti socialist.

Ahmetaj ka treguar një tabelë, e cila shpjegon shumë qartë se sa përfiton secila prej kompanive që mbledhin borxhin. “E kanë filluar me 25%, kanë vazhduar me 28%, 30% dhe sot njëra nga kompanitë përfiton 50% të shumës që arrin të mbledhë. Kjo do të thotë që për një faturë të pambledhur, për një faturë që është 100 mijë lekë të vjetra, kompania që mbledh borxhin në minimumin e vet do të marrë 28 mijë lekë në maksimumin e vet do të marri 50 mijë lekë. Pra, nëse qytetari shqiptar paguan nëpërmjet tyre 100 mijë lekë, 50 mijë lekë shkojnë tek CEZ dhe 50 mijë lekë shkojnë në xhepat e këtyre kompanive”, ka shpjeguar Ahmetaj.

Deputeti socialist është ndalur në rastin e një kompanie çeke, Mercl Consulting e cila në Pragë është e regjistruar për punë articrasti, pra për punime arti, ndërsa në Shqipëri kjo kompani është regjistruar në mars në QKR dhe po në mars ka marrë një kontratë drejtpërsëdrejti nga CEZ. “Këtu ERE duhet të japë llogari çfarë ka ndodhur me këtë kontratë e cila është akoma misterioze. Në bazë të kësaj kontrate kjo kompani merr 50% të faturës së mbledhur. Thënë shkurt, është një mënyrë e drejtpërdrejtë devijimi fondesh”, është shprehur deputeti Arben Ahmetj. Sipas tij qeveria është përgjegjësja kryesore për skandalin, sepse para të buxhetit të shtetit, para të institucioneve buxhetore apo dhe jo buxhetore të pushtetit vendor janë mbledhur nga kompani mbledhjesh borxhesh me përqindje tejet të larta. Institucione publike, institucione shtetërore janë detyruar të paguajnë CEZ nëpërmjet këtyre kompanive vetëm e vetëm që paratë e tyre të devijohen në xhepa privatë të klientëve të qeverisë.

KOMENTE