Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: jetët e flijuara flenë në një ëndërr, bashkimi kombëtar i shqiptarëve
English

Berisha: jetët e flijuara flenë në një ëndërr, bashkimi kombëtar i shqiptarëve

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë dje pasdite në çeljen e ekspozitës së piktorit Agim Ramadani, hero i Kosovës, i rënë në luftën e Koshares, në vitin 1999. Kjo ekspozitë, e hapur në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në Galerinë e Arteve Pamore në Akademinë e Arteve, sjell punime në pikturë të Agim Ramadanit, si dhe shumë materiale historike rreth kontributit dhe vepres së kësaj figure shumë dimensionale, intelektual, poet, piktor, ushtarak e strateg në Luftën e Kosovës, legjendë e shqiptarizmit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin bashkëshortja e heroit Agim Ramadani dhe familjarë të tij, Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha, Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Islam Lauka dhe personalitete të tjerë të shquar të fushës së artit nga Shqipëria e Kosova.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu nderimin më të thellë për njërin prej bijve më të shquar të kombit shqiptar, njërit prej personaliteteve dhe atdhetarëve më të flaktë, Agim Ramadani. Kryeministri nënvizoi se, Agim Ramadani ishte një piktor i talentuar, poet i shkëlqyer, atdhetar i flaktë, por mbi të gjitha, ai ishte nga ata intelektual që kishte burrërinë, kurajën, atdhetarinë dhe konceptin se, në momente të caktuara, kur pena, peneli dhe fjala nuk mjaftojnë, është e domosdoshme pushka, gjuha e saj, për të folur dhe shkruar për lirinë, për të mbrojtur dinjitetin kombëtar.

Kryeministri theksoi se të gjitha jetët e flijuara për lirinë e dinjitetin tonë kombëtar, flenë në një ëndërr dhe ajo është; ëndrra e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. “Ideali i bashkimit kombëtar është ideali më fisnik, ideali i ndërtimit të së ardhmes së shqiptarëve, është ideali i shërimit të plagëve dhe vuajtjeve të tmerrshme njëshekullore që kombi përjetoi” u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri nënvizoi se, edhe ne, të frymëzuar nga ata të cilët për këtë ideal flijuan jetën dhe rininë e tyre, duhet të punojmë çdo ditë nën moton; “të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Evropën”.

Kjo, vuri në dukje Kryeministri Berisha, është rruga me të cilën shqiptarët do të mund të kapërcejnë një trashëgimi të imponuar nga e shkuara, është rruga në të cilën shqiptarët, energjinë e kombit do të mund ta përdorin si një forcë të fuqishme pozitive për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

KOMENTE