Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Panairin e 15-të të Librit. Të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist
English

Berisha në Panairin e 15-të të Librit. Të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist

Në kurorën e 100 vjetorit të pavarësisë, shkëlqejnë librat e historisë së kombit të cilat vendosin në piedestal të vërtetat historike 100 vjeçare të shqiptarëve

Kryeministri Berisha vizitoi sot, Panairin e Librit “Tirana 2012” të çelur në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Edicioni i 15-të i këtij panairi, organizuar në kuadër të festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, sjell për lexuesin shqiptar 60 mijë botime të ndryshme, nga të cilat 1500 janë tituj të rinj, në pjesën më të madhe të tyre me subjekte nga ngjarje të rëndësishme historike të këtyre 100 viteve.

Ky panair, më i madhi në llojin e vet, në traditën 15 vjeçare të organizimit të tij nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, sjell këtë vit botime të mbi 100 shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

Kryeministri Berisha vizitoi stendat e hapura në të tre katet e Pallatit të Kongreseve dhe u takua e bisedoi me botues, shkrimtarë e përkthyes shqiptarë, si dhe vizitorë të shumtë që ndodheshin aty. Kryeministri bleu disa botime të ndryshme, midis të cilëve edhe shumë libra për fëmijë për nipërit dhe mbesat e tij.

Kryeministri vlerësoi kolanën e çmuar të librave historikë, të cilët sjellin për lexuesin ngjarje dhe fakte të pasqyruara me vërtetësi dhe korrektësi, ashtu siç kanë ndodhur në realitet. “Këto botime nxorën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë. Natyrisht janë plotësisht të merituara, janë emancipuese, sepse paraqesin historinë e shqiptarëve e personaliteteve, e udhëheqësve të tyre ashtu sikundër ajo ka qenë.” u shpreh kryeministri.

Kryeministri përgëzoi të gjithë organizatorët dhe autorët pjesëmarrës, duke e vlerësuar çeljen e panairit si ngjarjen më kulmore në jetën kulturore të kombit shqiptar , në vitin e 100 të pavarësisë së vendit, ku nderohet dhe vlerësohet tradita e botimit, e gjuhës dhe e kulturës së shkruar shqipe.

KOMENTE