Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Statistikat për qarkullimin rrugor në Tiranë. Më pak aksidente
English

Statistikat për qarkullimin rrugor në Tiranë. Më pak aksidente

Gjatë këtij 10 mujori 2012 në territorin e Tiranës kanë ndodhur gjithsej 283 aksidente automobilistike me 17 persona të vdekur, 27 persona të plagosur rëndë dhe 281 persona te plagosur lehte, krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit 2011, evidentohen 5 persona me pasojë vdekjen më pak, 7 persona të plagosur rënë më pak dhe 30 persona të plagosur lehtë më pak.

Gjatë këtij 10-mujori aksidente janë reduktuar në 39 aksidente ose 12.1 % të ndodhur më pak në krahasim me 10 mujorin e vitit të kaluar.

· 158 ose 55.8 % e aksidenteve kanë ndodhur në rrugë urbane kryesore,

· 53 aksidente ose 18.7 % kanë ndodhur ditën e martë,

· 64 ose 22.6 % kanë ndodhur në orë 1900 - 2400.

Nga të dhënat e mësipërme, për faj të drejtuesve të mjeteve kanë ndodhur 208 aksidente ose 73.4 %, dhe 75 aksidente ose 26.5 % kanë ndodhur për faj të këmbësorëve.

· 67 ose 23.6 % e aksidente janë shkaktuar nga drejtues të moshës 25-35 vjeç,

· ndërsa 83 ose 29.3 % janë shkaktuar nga drejtues mjetesh me eksperience 3-6 vjet.

Janë ndaluar administrativisht (bllokuar) gjithsej 8 417 mjete
2. Janë tërhequr nga efektivi 1 048 lejedrejtimit

Gjatë këtij vitit janë vendosur 106 668 gjoba dhe janë arkëtuar 123 465 gjoba ose 115.4%, ndërsa ndërsa në vlerë janë vendosur 113 717 091 lekë dhe arkëtuar 154 570 002 lekë e shprehur në përqindje, janë arkëtuar 115 % në numër dhe 135 .9 % në vlerë.

Nga të cilët: 31 868 gjoba të vendosura për mor përdorimin e rripit të sigurimit, 4 326 gjoba për qarkullim me të meta teknike, 7 341 gjoba për mos respektim të normave të shpejtësisë, dhe 14 215 gjoba për mos respektim të sinjalistikës rrugore.

KOMENTE