Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza e Jon Bon Jovit, arrestohet për overdozë
English

Vajza e Jon Bon Jovit, arrestohet për overdozë

Vajza e Jon Bon Jovit, Stephanie Rose Bongiovi, u arrestua në Hamilton College mëngjesin e djeshëm në 14 nëntor, pas një mbidoze heroine, ka konfirmuar Us Weekly.
Sipas TMZ, policia e Kirkland iu përgjigj një thirrjeje nga shkolla në Nju Jork duke thënë se 19-vjeçarja kishte marrë overdozë dhe uk po reagonte. Personeli mjekësor i emergjencës e gjetën Stephaninë gjallë - por në posedim të substancave të paligjshme.

Policia më pas kontrolloi dhomën e saj në konvikt dhe zbuloi një "sasi të vogël" të heroinës, së bashku me marihuanë dhe vegla të tjera të drogës. Si rezultat i kësaj, Stephanie u mor në paraburgim dhe akuzohet për shumë keqbërje. Ajo u lirua përfundimisht dhe është urdhëruar që të paraqitet në gjykatë në një datë të mëvonshme.

Një tjetër student - një 21-vjeçar mashkull, sipas TMZ - u arrestua për akuzat e posedimit të drogës.
Në një deklaratë për Us Weekly, Hamilton College ka pranuar incidentin dhe tha se shkolla ishte duke punuar me Departamentin e Policisë Kirkland për të adresuar këtë çështje.
"Kolegji është duke bashkëpunuar me hetimin e policisë. Shqetësimi ynë kryesor është siguria e nxënësve tanë.
Stephanie është vajza e vetme Bon Jovi me gruan Dorothea Hurley. Çifti gjithashtu kan tre djem: Jesse James, 17, Jakobi Hurley, 10, Romeo Jon, 8.
Reperi nuk bëri asnjë koment për këtë incident.

KOMENTE