Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krokodili ha vajzën 7 vjeçare
English

Krokodili ha vajzën 7 vjeçare

Policia australiane, lidhur me humbjen e një fëmije është shprehur se janë gjetur mbetje eshtrash njerëzore në barkun e një krokodili i cili u vra 1 ditë më pas në po të njëjtin vend ku vajza u zhduk.

Vajza 7-vjeçare kishte shkuar me familjen e saj për të notuar në një vend me ujë në Northern Territory, të premten, kur një krokodili deti kishte sulmuar dhe zvarritur atë poshtë drejt vetes.

Një ditë më vonë një rojtar pylli kishte vrarë një zvarranik tre metra të gjatë në të njëjtin burim uji ku vajza kishte bërë not.

Testet fillestare sugjerojnë se barkun i krokodilit përmbante mbetje njerëzore.

"Testimi i mëtejshëm mjeko-ligjor do të kryhet në Darwin," tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Incidenti ndodhi në Gumarrirnbang, rreth 500 km (300 milje) në lindje të Darwinit, kryeqyteti i Northern Territory.

Duncan Kennedy i BBC-së në Sydney thotë se është jashtëzakonisht e rrallë për njerëzit të sulmohen nga krokodila deti - një specie e mbrojtur në Australi.

Në rastin e fundit, policia thotë se nuk ka pasur raste të tilla me krokodila në zonë, si dhe komuniteti besonte se ky burim uji ishte i sigurt.

KOMENTE