Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama i përgjigjet pozitivisht takimit me Berishën për diskutimin e 3 ligjeve
English

Rama i përgjigjet pozitivisht takimit me Berishën për diskutimin e 3 ligjeve

Sot është dita e fundit për miratimin e tre ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe si e tillë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës për të realizuar një takim për të diskutuar miratimin e tre ligjeve.

"Unë shfrytëzoj këtë rast t`i bëj apel zotit Rama që në një akt përgjegjësie të lartë të frymëzuar nga përpjekjet e shqiptarëve që sollën këtë vend në 100-vjetorin e pavarësisë si një vend të lirë të takohemi në çdo kohë dhe kudo që do të dëshirojë për të diskutuar për tre ligjet që kërkon KE-ja. Unë jam disponibël deri në orën 24:00 të kësaj dite, të takohemi të vendosim, të shqyrtojmë në çdo nivel që dëshiron zoti Rama, çdo propozim, çdo amendament të lidhur me ligjet që duhet ti votojmë në Parlament” tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Berisha për tu takuar për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar.
Në ftesën publike drejtuar kreut të qeverisë, Rama ka propozuar që takimi të zhvillohet nesër paradite në orën 10.00 në mjediset e Hotel Sheratonit, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare.
Gjithashtu, kryesocialisti Rama ka propozuar që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit.
Por kryetari i Partisë Socialiste thekson se mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit.

KOMENTE