Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe duhet ta zgjidhë politika
English

Rama: Problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe duhet ta zgjidhë politika

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë përsëri një deklaratë ndaj
Kryetarit të Partisë Demokratike dhe gjithë kryetarëve të partive parlamentare, në të cilën thuhej.

Zgjidhja demokratike e problemit të Qarkut Fier dhe votimi i menjëhershëm i tre akteve të përcaktuara si të nevojshme nga Komisioni Europian, janë thelbi i apelit të tretë publik të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike dhe gjithë kryetarëve të partive parlamentare.
Edi Rama rishpreh publikisht nevojën për të mbledhur sa më parë tryezën e partive parlamentare, duke shprehur bindjen se një tryezë e të gjitha forcave parlamentare qeverisëse dhe opozitare mund të prodhojë konsensusin e nevojshëm në këtë moment kur koha nuk pret.

Të gjithë ata që e dëshirojnë vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë kanë detyrimin të provojnë se Shqipëria jo thjesht dhe vetëm i miraton, po dhe i zbaton ligjet.
Kryetari i opozitës shpreh gatishmërinë e plotë për të përmbushur çdo detyrim të opozitës, por në të njëjtën kohë kryeministri nuk duhet t’i shmanget kurrsesi përmbushjes së detyrimeve të qeverisë.
Edi Rama rinënvizon edhe njëherë se edhe pse shtete të rëndësishme anëtare të BE-së i konsiderojnë të pamjaftueshme këto tre akte për të miratuar statusin - pikërisht sepse është zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvënia ajo çka kërkohet me të drejtë prej Shqipërisë -, palët duhet të bëjnë të pamundurën deri në orën e fundit.

Zgjidhja e problemit të Qarkut Fier, përveç se do i hapte rrugë miratimit të tre akteve, do të ofronte edhe një shembull kuptimplotë për BE-në se qeveria dhe opozita shqiptare kanë vullnet të mirë për të miratuar por edhe zbatuar ligjet.
Duke dhënë zgjidhjen qeveria dhe opozita mund t’i drejtohen pastaj me një apel të përbashkët të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian në prag të vendimmarrjes për statusin e kandidatit për Shqipërinë.

Kryetari i opozitës rithekson se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika. I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë detyrën për ta zgjidhur bashkë me opozitën problemin e Qarkut të Fierit, në frymën e ligjit, të dialogut të domosdoshëm dhe të vetë integrimit europian duke hapur kështu rrugën e miratimit të tre akteve.

KOMENTE