English

Ç'ndodhi me takimin e mundshëm Rama-Berisha (VIDEO)

Dita e djeshme ishte një shkëndijë për një njoftim rreth një takimi midis Berishës dhe Ramës e cila mund të organizohej ditën e sotme.

Po në përgatitje të këtij takimi të mundshëm midis forcave politike, për të cilin zoti Rama, sipas një deklarate të tij të shpërndarë në media, pas ftesës së bërë nga Kryeministri, kishte rënë dakord dhe propozonte orën dhe vendin e këtij takimi për të diskutuar për problemet e integrimit dhe nuk i referohej në asnjë rresht të saj çështjes së Fierit, pati një komunikim mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Gramoz Ruçi i tha mes të tjerash kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Astrit Patozi se në axhendën e këtij takimi nuk mund të mos përfshihej edhe diskutimi i çështjes së Fierit.

Kryeministri Berisha, në këto rrethana, shpreh shpresën dhe vendosmërinë e tij për diskutime në çdo nivel me Partinë Socialiste, për tre ligjet që presin votimin në Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera.

Këto ligje dhe votimi i tyre nuk kanë asnjë lidhje me një çështje lokale, e cila përdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partisë Socialiste për bllokimin e votimit të tyre. Mesa duket me qëllimin e vetëm për të mos lejuar grupin e tij parlamentar për të votuar këto ligje, sipas kërkesës së Komisionit Europian në mënyrë që Shqipëria të marrë mbështetje për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Zoti Rama vazhdon të përdorë Fierin për të bllokuar votimin e tre ligjeve dhe statusin e vendit kandidat.

Kryeministri Berisha në mënyrën më të përsëritur ka bërë të qartë qëndrimin e tij parimor se në asnjë rrethanë, ai nuk do mund të pranojë diskutimin e vendimeve të gjykatave në tryeza politike.

Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm për zbatimin e propozimit të tij të mocionit në Këshillat e Komunave e Bashkive për këshilltarët e Qarkut të Fierit, si zgjidhja e vetme politike dhe ligjore e mundshme, pa ndërhyrje në vendimet e gjykatave.

Ndërsa kryesocialisti Rama është përgjigjur: Në qoftë se do votën e opozitës ulu ne tryeze dhe ballafaqohu me argumentat e opozites, pa vënë kushte prej pengmarresi per opoziten.Ky ishte reagimi i menjëherëshëm i kreut të PS, Edi Rama, pas deklaratës së Kryeministrisë, ku Berisha rikonfirmoi dhe një herë se nuk pranon asnjë lloj tryeze politike për çështjen e Fierit, përvecse diskutime për tre ligjet për marrjen e statsusit kandidat, duke e mbyllur kështu mbrëmjen e 19 nëntorit pa asnjë zgjidhje në funksion të integrimit të vendit.

“Deklarata refuzuese e kryeministrit per takim ditën e sotme është shprehje e mungeses totale të vullnetit për të dalë nga situata me dialog e mirekuptim! KM thotë: ”Takohem në çdo orë, po jo vetem unë do them ate qe dua une, po edhe opozita duhet të thotë atë që dua unë të thotë!”.E padegjuar! I përseris: N.q.s do votën e opozites ulu ne tryeze dhe ballafaqohu me argumentat e opozites, pa vene kushte prej pengmarresi per opoziten…”shkruan Rama në twitter.

Më tej kryesocialisti thekson se Berisha refuzon kerkesen e opozites per ta kerkuar zgjidhjen permes dialogut, sepse s’do votat e opozites po justifikimin pse s’merr dot statusin.
“Ja pra pse e mban peng Fierin Saliu dhe pse refuzon te ballafaqoje argumentat per gjetjen e zgjidhjes!Qe neser te thote: Fajin e ka opozita!Perseri i them: Takohu me opoziten dhe te ballafaqohemi. Edhe ne syte e shqiptareve po te duash.Ti bishtnosh ballafaqimit dmth s'do zgjidhje” përfundon reagimi i numrit një të selisë rozë.
1519

KOMENTE