English

Kate Moss nudo, vlerësohet 59 milion euro

Figura e saj dhe portreti kanë fituar tashmë një vlerësim prej 59 milion euro.

Dhe së fundi Kate Moss ka zbuluar trupin e saj prej supermodeleje ku është vlerësuar si një vepër arti, ku shfaqet dhe me tatuazh të firmosur nga Lucian Freud vetëm mbi pjesën e poshtme të kurrizit të saj.

88-vjeçari Freud konsiderohet gjerësisht si një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të - kur ai pikturoi atë nudo në vitin 2002, ndërsa ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj Lila Grace.

Në një intervistë Moss ka thënë se ajo i ka bërë tatuazhet në shtëpi pasi miku i saj ishte më shumë se një artist dhe ai ka filluar të bëjë tatuazhe që në moshën 19 vjeç kur ishte në marinë, duke i bërë të gjithë kolegëve të tij marinarë. Ajo ka treguar se si ai kishte mësuar të bënte tatuazh në kushte shtëpie.

Gjithashtu ajo shpjegoi se si ai pikturoi atë nudo e cila i mori një kohë prej nëntë muaj për të përfunduar,duke u ulur çdo ditë të javës nga ora 19:00-02:00 të natës. Piktura ishte shitur për një ofertues anonim në ankand në vitin 2005 për 4.8 milion euro.

KOMENTE