Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut mbërrijnë në Shqipëri
English

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut mbërrijnë në Shqipëri

Nën masa të forta sigurie kanë mbërritur mëngjesin e djeshëm në Portin e Durrësit ku më pas janë transportuar drejt Muzeut Historik Kombëtar, shpata dhe përkrenarja e Heroit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut mbërritën në Shqipëri në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij austriak, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe do të ekspozohen për publikun në Muzeun Kombëtar në Pavionin e Mesjetës ku do të ruhen nga Garda, gjatë gjithë kohës.

Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në Kunst Historisches Museum në Vjenë, Austri, në sallën e “Maksimilianit” (XXV).

Përkrenarja përbëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip i larë me ar. Në majë të saj është vendosur si simbol koka e dhisë me brirë. Në pjesën e poshtme të saj, përkrenarja qarkohet nga një rreth bakri, ku është gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash.

Sipas specialistëve, ky rreth qarkues mund të jetë vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit. Me porosi të qeverisë shqiptare të Paraluftës, një kopje identike e përkrenares së Skënderbeut, punuar më 1937-n nga një mjeshtër i talentuar austriak, ndodhet në Muzeun Historik të Tiranës.
Sipas dokumenteve të pakta që na vijnë deri në ditët tona, Papa Pali II i dhuroi Skënderbeut në natën e Krishtlindjes së vitit 1466 një shpatë dhe një kësulë.

KOMENTE