Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Itali. Realizimi i projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline, përparësi
English

Shqipëri-Itali. Realizimi i projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline, përparësi

Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Panariti, gjatë vizitës së tij në Bruksel pati një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z.Giulio Terzi. Në qendër të takimit ishte ecuria e deritanishme e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet politike dhe ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë etj.

Ministri Panariti falenderoi Ministrin Terzi për ndihmën e vazhdueshme që Italia ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë, si në planin dypalësh ashtu edhe kuadrin e proceseve të integrimit europian. Ministri Terzi ka rikonfimuar edhe njëherë angazhimin e Italisë në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Shqperise, por e vuri theksin tek rëndësia që merr plotësimi i të gjitha rekomandimeve të vendosura nga ana e Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Italia do të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrmit ne BE, por është e rëndësishme që vetë klasa politike shqiptare të angazhohet fuqimisht në këtë proces.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u trajtua gjatë këtij takimi ishte bashkëpunimi midis dy vendeve në drejtim të realizimit të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP). Ministri Panariti e njohu homologun e tij italian me përpjekjet që po bën pala shqiptare në drejtim të plotësimit e të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor që ka të bëjë me këtë vepër të rëndësishme për vendet e përfshira në të. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gadishmërinë e qeverive respektive, për të përfunduar sa më shpejt që të jetë mundur procedurat e nevojshme për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndëqeveritare midis Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë për gazsjellësin TAP.

KOMENTE